Saturday, April 20, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETDetaje/ Lëkundje tërmeti, shkundet vendi

Detaje/ Lëkundje tërmeti, shkundet vendi

Një lëkundje e fortë tërmeti është ndier rreth orës 22.37 të së dielës në Tiranë.

Shqipëria goditet nga një lëkundje e fortë tërmeti. Lëkundja u ndie rreth orës 22.37 të së dielës. Sipas të dhënave paraprake ishte rreth 26 kilometra nga kryeqyteti dhe epiqendra 12 kilometra nga Burreli. Magnituda ishte 4.7 e shkallës Rihter. Lëkundja ishte e fortë pasi goditja kishte një thellësi mjaft të cekët.

Sipas të dhënave paraprake epiqendra e tij ka qenë rreth 26 kilometra nga kryeqyteti me epiqendër në Burrel.

Magnituda ishte 5.2 e shkallës Rihter. Lëkundja ishte e fortë pasi goditja kishte një thellësi mjaft të cekët me vetëm 1 km. 

Pas goditjes së parë pati edhe një tjetër pak më të lehtë. Për momentin nuk raportohen dëme materiale. Sipas raportimeve, lëkundjet u ndjenë në disa qytete si Tirana, Pogradeci, Lezha, Fieri, Lushnja dhe Durrësi.

Sot në datën 15/01/2023, ora 21:37:21 (ora lokale), Rrjeti i Monitorimit Sizmologjik i IGJEO ka regjistruar një termët të madhësisë 4.7 sipas shkallës Rihter, me thellësi të vatrës 5 km. Epiqendra është lokalizuar 4 km në Jug Perëndim të Klosit. Intensiteti i tërmetit vlerësohet paraprakisht 5 ballë. Nuk kemi njoftime për dëme” – thuhet në një njoftim të Departamentit të Sizmologjisë në Institutin e Gjeoshkencave.


“Sipas të dhënave paraprake nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile dhe Igjeum, lëkundje tërmeti me magnitudë 4.7 Richter, me epiqendër 3 km në jug të Klosit janë ndier në të gjithë territorin e Shqipërisë. Sipas të dhënave të deritanishme raportohen disa dëme të lehta në Njësinë Administrative Xibër, Bashkia Klos. Të gjitha strukturat e Mbrojtjes Civile janë në gatishmëri dhe në kontakt të vazhdueshëm më të gjitha Bashkitë e vendit” – raporton ministria e Mbrojtjes.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME