AKTUALITET

Pas debatit të çastit plagoset me thikë 33 vjeçari nga Rroskoveci.

Plagosje me thikë ka ndodhur disa minuta më parë në lagjen 15 Tetori në Fier. Dy shtetas janë konfliktit,  debat i çastit për motive të dobëta banale ku njëri ka qëlluar tjetrin me mjet prerës thikë.

Burime nga vëndi ngjarjes por dhe policia pohuan se i dëmtuari ka marr disa gërvishtje thike të lehta. Ai është dërguar në urgjencën e spitalit rajonal Fier ku po merr ndihmën mjekësore e po pyetet nga ekspertë të kriminalistikës për rrethanat e ngjarjes.

Policia pohoi se i plagosuri është shtetasi Dashnor Dorti 33 vjeç banor i Rroskovecit ndërsa autori ngjarjes JR i cili po kërkohet nga policia për tu ndaluar.

Informacion paraprak

Rreth orës 18:30, në lagjen “15 Tetori”, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi J. R., ka dëmtuar lehtë me mjet prerës shtetasin Dashnor Dorti, 33 vjeç, banues në Roskovec, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e shtetasit J. R.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button