Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETNjuma: Rama ka tre vite që po më riedukon, kolegët nuk reaguan!

Njuma: Rama ka tre vite që po më riedukon, kolegët nuk reaguan!

Gazetarja Beti Njuma në një postim në rrjetin social Facebook ka reaguar në lidhje me protestën e zhvilluar nga gazetarët, dy ditë më parë. 

Njuma shkruan se se është në riedukim prej tre vitesh, pasi kryeministrit Rama nuk i ka pëlqyer një status në facebook i gazetares. 

Dy ditë më parë gazetarët, në fakt një pjesë fare e vogël e tyre, dolën në protestë kundër kryeministrit Rama dhe masës ndëshkimore që ai mori kundër një kolegu me “riedukim”, që në gjuhën e KM do të thotë përjashtim nga konferencat për shtyp që ai jep dhe e drejta për pyetje. Nuk është hera e parë që kryeministri Rama përdor këtë standard për gazetarët që nuk thonë atë që ai do, që nuk mendojne si ai dhe bejne pyetje që nuk i pëlqejnë. Riedukimi ka prekur më parë shumë kolegë të cilëve Edi Rama u ka bojkotuar studiot, që nga Sonila Meço e deri tek unë, Beti Njuma. Unë prej tre vitesh jam në riedukim sepse kryeministrit nuk i ka pëlqyer një status i imi me facebook. Kolegët tanë kane qëndruar indiferente ndaj këtyre sjelljeve kryeministrore, kane heshtur për mesazhet kërcënuese ndaj meje të kryetarit të Bashkisë Veliaj. Shoqatat e gazetarëve kanë pasur reagime sporadike, të vakta, ose në rastin më të keq asnjë reagim, duke berë që situata të përkeqësohet. 

Me heshtjen e tyre kane fuqizuar qendrimet jo transparente, fyese, bullizuese dhe përjashtuese të kreut të qeverise. Zoti KM ka marrë mandat për të qeverisur Shqipërinë, jo për të bërë edukatorin e punonjësve të medias, apo më keq akoma prokurorin, policin dhe gjykatësin.
Dy ditë më parë gazetarët shqiptarë reaguan nda këtij absurditeti. Do të duhej ta kishin bërë më herët. Megjithatë më mirë vonë se kurrë!

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME