Taylor Swift dominon në nominimet e këtij viti në ”MTV Video Music Awards”. Swift doli si kryesuesja me tetë nominime gjithsej për videot e saj, të ndjekura nga gjashtë për videot e SZA.
Konkurrenca prek edhe gjashtë artistët e tjerë me pesë nominime: Doja Cat, Olivia Rodrigo, Kim Petras, Miley Cyrus, Nicki Minaj dhe Sam Smith. Tre artistë kanë nga katër nominime: Diddy, Blackpink dhe Shakira.
Pjesë e listës së çmimeve është edhe këngëtarja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha e nominuar për ”Best Collaboration” me dj David Guetta.