Monday, December 9, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKULTURËWill Smith: Jam penduar që i futa fëmijët në industri

Will Smith: Jam penduar që i futa fëmijët në industri

Will është një nga aktorët më të njohur të Hollwoodit në industri. Momenti i tij në galën e Oscars, ku goditi Chris Rock-un, hyri në histori si një nga episodet më të errëta të jetës së tij, produkt i një situate personale që ai vetë do ta njihte më vonë.

Mirëpo, orët e fundit ka dalë në dritë një bisedë mes interpretuesit dhe mikut të tij Kevin Hart, ku ai shpjegon se si i vjen keq që ka detyruar fëmijët e tij të bëhen të famshëm. Fëmijët e tij, Jaden dhe Willow Smith, pavarësisht se mbajnë një profil të ulët sot, u bënë të njohur në muzikë ashtu edhe në film më shumë se një dekadë më parë. Ishte fillimi i viteve 2010, kur Will Smith mendoi se ajo që po bënte ishte në rregull.

Aktori  tha se viti 2010 ishte “viti më i mirë si artist, si prind” pasi “”Karate Kid” doli në qershor, “Whip My Hair” doli në tetor… “Po ndërtoj këtë ëndërr të një familjeje që kam pasur në mendje. “Unë do ta bëj më mirë se sa e bëri babai im”. Ne kemi folur për këtë, babai im ishte abuuziv.

“I thashë vetes se nuk do ta kisha kurrë atë lloj energjie me familjen time dhe kisha një ëndërr, një ide të një familjeje që po ndërtoja. Gati 2010-2012 kisha arritur gjithçka që kisha ëndërruar ndonjëherë.” Por pavarësisht kësaj, Will pohoi se “askush në familjen time nuk ishte i lumtur”. “Askush nuk donte të ishte pjesë e sak. Willow ishte e para që filloi kryengritjen dhe aty kuptova që suksesi dhe paratë nuk do të thonë lumturi.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME