Për herë të parë një President i Republikës të shkojë në një festë të qeverisë.
Edhe kur kryeministër ishte Sali Berisha dhe ende nuk i kishte prishur marrëdhëniet me Topin apo kur kryetar shteti ishte Nishani, kjo nuk ndodhi.
Por presidenti i ri, Bajram Begaj u shfaq i qeshur krahas kryeministrit Rama, kabinetit qeveritar dhe ambasadorëve të huaj gjatë manifestimit që u zhvillua në sheshin “Skënderbej”.
Siç shihet nga fotot, Begaj është i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Armanda Begaj. Në një moment tjetër, ai shihet nën shoqërinë e kryeministrit Edi Rama dhe ambasadores amerikane Yuri Kim.