Sunday, September 29, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESORE“Nuk u ndava nga bashkëshortja për një grua tjetër”-Meta flet për divorcin...

“Nuk u ndava nga bashkëshortja për një grua tjetër”-Meta flet për divorcin me Kryemadhin

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dhënë një deklaratë për divorcin me Monika Kryemadhin, ku sqaron se nuk është ndarë me të për një grua tjetër.

“Dua të bëj një sqarim publik lidhur me vendimin tim të djeshëm. Ju jeni njohur me vendimin për divorcin, ky ka qenë më i vështirë, por është objektiv.

Lidhen me kauzat e mëdha që unë mbroj dhe janë jetike për Shqipërinë dhe shqiptarët

Marrëdhëniet tona kanë pësuar një krisje që nga vendimi për djegien e mandateve

Unë mirëkuptoj çdo reagim emocional, por përgjegjsitë e mia janë të gjera.

Ky vendim i imi nuk lidhet me raportet tona si grua.

Nuk po ndahem me një grua për një grua tjetër, por për të përmbushur kauzat, që kjo marrëdhënie ishte pengesë” tha Meta.

Vetë Monika Kryemadhi është shprehur në media se ende nuk i di arsyet e ndarjes dhe se pret të njihet me padinë për të reaguar.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME