Armando Broja është në listën e dëshirave të disa skuadrave të njohura europiane. Me shumë mundësi sulmuesi i Kombëtares sonë nuk do të vijojë aventurën në Londër tek Chelsea.
Broja ia ka bërë të qartë trajnerit Thomas Tuchel se nëse nuk e ka besimin e tij, atëherë është më mirë që ta shesin. Huazimet nuk i preferon më dhe kërkon të largohet përfundimisht nëse nuk bën pjesë në planet e trajnerit gjerman.
Newcastle nuk i ka problem paratë, në “St. James Park” po ndërtojnë një skuadër cilësore dhe mediet angleze shkruan se Broja është objektivi kryesor i tyre për të ndërtuar një ekip cilësor.