Thursday, April 18, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeUncategorizedOliver Varhelyi/ PE nis hetimet për minim të demokracisë

Oliver Varhelyi/ PE nis hetimet për minim të demokracisë

Komisioni për Punë të Jashtme i Parlamentit Evropian po kërkon të nisë një hetim për veprimet e Komisionerit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim të Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi.

Ka qenë deputeti holandez i Parlamentit Europian, Thijs Reuten ai që ka shpërndarë lajmin në Twitter, duke thënë se hetimi do të fillojë për shkak të pretendimeve se Varhelji po minon qëllimisht reformat në fushën e demokracisë dhe shtetit të së drejtës në vendet kandidate për në BE.

“Komisioni i Parlamentit për Punë të Jashtme kërkon një hetim mbi sjelljen e Komisionerit për Zgjerim z. Varhelyi lidhur me raportet se ai minon qëllimisht demokracinë dhe reformat e sundimit të ligjit në vendet që synojnë anëtarësimin në BE”, ka shkruar Reuten.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME