Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETOperacioni policor "Agimi", shkon në 20 nunuri i të arrestuarëve

Operacioni policor “Agimi”, shkon në 20 nunuri i të arrestuarëve

Durrës – Vijon operacioni policor i koduar “Agimi”.  Shkon në 20 numri i të arrestuarve dhe të ndaluarve në kuadër të operacionit të nisur në maj 2021, në zonën e Niklës, në fshatrat Halil dhe Arramerras të rrethit Krujë, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike. 

Prej majit të vitit 2021 janë kapur 3 persona të shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni.

Ndërsa ditën e sotme është bërë ekzekutimi i masës së sigurisë për një tjetër person të shpallur në kërkim, konkretisht për shtetasin:

M. K., 62 vjeç, banues në Fushë Krujë, të cilit Gjykata e Shkallës së Parë Krujë, me vendimin e datës 22.06.2021 i ka caktuar masën “Arrest në burg”, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”.

Operacioni nisi në maj 2021, bazuar në të dhënat e mbledhura nga monitorimet me drone, të kryera nga Policia e Shtetit dhe ato nga ajri, të kryera me avion nga GDF, si dhe mbi bazën e informacioneve policore të marra më parë.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë kontrolluar sera, magazina, banesa e zona të pyllëzuara. Si rezultat u sekuestrua një laborator që shërbente për kultivimin e bimëve narkotike me anë të ngrohjes me llampa, kubikë dhe fidanë canabis, 5 automjete dhe prova të tjera materiale.

Vijon puna për kapjen e personave të tjerë të shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME