Saturday, November 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETOperacioni policor "Aksesori" arreston nje shtetas, tjetri hetoet i lirë.

Operacioni policor “Aksesori” arreston nje shtetas, tjetri hetoet i lirë.

Fier – Finalizohet operacioni policor i koduar “Aksesorë”, për goditjen e kontrabandës me mallra.

Transportonin aksesorë dhe pajisje makinash të kontrabanduara, vihet në pranga 1 shtetas, procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Fier, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës së mallrave të ndryshme, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë policore, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Aksesorë”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. P., 29 vjeç, banues në Tiranë dhe u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi E. K., 38 vjeç, banues në Tiranë.

Shërbimet e Policisë kanë ndaluar në vendin e quajtur “Vija e ngjalës”, automjetin me drejtues shtetasin A. P. dhe pasagjer shtetasin E. K., të cilët ishin duke transportuar aksesorë dhe pajisje makinash, me vlerë 400.000 lekë të rinj, të cilat ishin të pashoqëruara me dokumentacionin përkatës dhe do të shiteshin në qytetin e Fierit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME