Wednesday, April 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETOperacioni policor "Gorishova" arreston 31 vjeçarin, kushuriri i tij 16 vjeç nën...

Operacioni policor “Gorishova” arreston 31 vjeçarin, kushuriri i tij 16 vjeç nën hetim të lirë (fotot)

Fier – Policia ka finalizuar operacionin policor i koduar “Gorishova”. Sekuestrohen lëndë narkotike, armë sportive, armë e ftohtë dhe fishekë luftarak.

Mbanin në banesa armë, municion, lëndë narkotike kanabis dhe mjete për ndarjen e saj me qëllim shitjen, arrestohet në flagrancë 31-vjeçari dhe procedohet në gjendje të lirë, për shkak të moshës, kushëriri i tij.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, me mbështetjen e inteligjencës informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Gorishova”

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi Arti Seitaj 31 vjeç, banues në Fier dhe u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 16-vjeçar (kushëri i të arrestuarit).

Gjatë kontrollit në banesat e këtyre shtetasve, shërbimet e Policisë gjetën sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, 1 peshore elektronike që dyshohet se shërbente për ndarjen e lëndës narkotike, me qëllim shitjen, 1 armë sportive, 1 armë të ftohtë, 5 krehra dhe 23 fishekë luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier, për veprime të mëtejshme.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME