Friday, November 22, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeEKONOMIOperonin si "Kartel" gjobiten miliona lekë kompanitë e miellit

Operonin si “Kartel” gjobiten miliona lekë kompanitë e miellit

Autoriteti i Konkurrencës ka gjobitur katër kompani të prodhimit dhe tregtimit të miellit në vend me arsyetimin se kontrollojnë tregun duke fiksuar çmimet dhe duke mos ndjekur rregullat e konkurrencës.

Si pasojë e kësaj shkelje ndaj kompanive është vendosur në total një gjobë prej 10.4 milion lekësh. Nga shtatori i vitit 2021 deri në gusht 2022, Ndërmarrjet Agroblend, Atlas Mills, Miell Tirana dhe Bloja rezulton se kanë thyer rregullat. Autoriteti i Konkurrencës thotë se këto kompani kanë vepruar si kartel duke fiksuar çmimet.

Autoriteti i Konkurrencës, një vit më parë i kontrolloi për rritjen e pajustifikaur të çmimit të bukës e miellit në treg, duke u vënë kusht të mos bëjnë marrëveshje të bashkërenduara dhe të raportojnë periodikisht kostot për miellin.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME