Saturday, November 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESORE”Opozita, anije e fundosur”, Topi refuzon çdo ftesë nga “Rithemelimi”

”Opozita, anije e fundosur”, Topi refuzon çdo ftesë nga “Rithemelimi”

Rezoluta antikorrupsion e PS-së për ish-presidentin Bamir Topi është një paradoks i madh nga i cili i fituari i vetëm është kryeministri Edi Rama. ”Një avantazh i paramenduar, ekzekutuar sot nga kryeministri, për të hedhur në diskutim një temë që nuk askush nuk është kundër, por ajo vetë ka probleme të thella me korrupsionin”,-tha në ”A2cnn”.

Sipas Topit, kryeministri sot është një lloj komoditeti që i krijon mundësitë që të mendojë se gjithçka mund të realizohet. Duke u ndalur te turi i diasporës, ish-presidenti thotë se ato i shërbejnë garës së ardhshme elektorale.

I pyetur nëse do të pranonte një propozim të bërë nga grupi i Rithemelimit në një tryezë për Reformën Zgjedhore, apo për të ardhmen e opozitës, Topi u tregua i prerë për JO.

”E para e punës ai debat, me përfaqësuesin e atij grupimi ka mbaruar në vitin 2008. Ka qenë Berisha dhe Edi Rama që bënë ndryshimet kushtetuese. Dhe nuk është problemi që shkatërruan demokracinë në partitë politike, por shkatërruan edhe raportin midis institucioneve”.

Për Bamir Topin, opozita sot është një anije e fundosur.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME