Friday, June 21, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESORETentuan t’i vidhnin makinën, qëllohet për vdekje aktori

Tentuan t’i vidhnin makinën, qëllohet për vdekje aktori

Aktori Johnny Wactor është qëlluar për vdekje nga hajdutët që po përpiqeshin të vidhnin katalizatorin nga makina e tij.

Sipas policisë, të shtënat ndodhën rreth orës 3 të mëngjesit të së shtunës në qendër të Los Angeles, kur Wactor iu afrua tre burrave pranë makinës së tij.  Një nga të tre hapi zjarr dhe qëlloi për vdekje aktorin. Autorët janë larguar me makinë dhe asnjë prej tyre nuk është identifikuar ende.

Johnny kishte qenë në një bar, tha nëna e tij, Scarlett Wactor. Kur i pa të tre pranë makinës së tij, shkoi duke menduar se e ka parkuar keq.

Ai luajti Brando Corbin në serialin General Hospital nga viti 2020 deri në 2022. Aktori gjithashtu u shfaq në një sërë filmash dhe seriale televizive, duke përfshirë Station 19, NCIS, Westworld dhe videolojën “Call of Duty: Vanguard”.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME