Sunday, November 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETOpozita proteston në orën 10:00 përpara Kuvendit

Opozita proteston në orën 10:00 përpara Kuvendit

Opozita ka thirrur një protestë sot në orën 10:00 përpara Kuvendit të Shqipërisë, në nisje të seancës parlamentare kur pritet të mbërrijë në Kuvend kryeministri Edi Rama. Protesta ka në fokus aferën Rama-McGonigal, për të cilën kreu i qeverisë refuzon të japë shpjegime dhe ka nxitur përjashtimin e deputetëve të PD nga seancat parlamentare pse ata kërkuar mocion me debat për të.

Dje, Kryetari i PD-së, Sali Berisha, u kërkoi qytetarëve mbështetje, të marrin pjesë në këtë protestë, duke e shpjeguar edhe arsyen e thirrjes së tyre në një orar të pazakontë:

Protesta është thirrur në ora 10:00, – tha Berisha, –  sepse në orën dhjetë, “RamGonigali” hyn në Parlament.  A ka përdhosje më të madhe për atë parlament se hyrja si kryeministër i Shqipërisë i “RamGonigalit”?!  A ka përdhosje më të madhe se fjala e tij aty?! Prandaj qytetarë, siç zhvilluam të hënën që kaloi një betejë të shkëlqyer, brenda dhe jashtë Parlamentit, i bëj thirrje cilitdo që ka minimumin e mundësive, të lërë çdo gjë dhe të vijë në orën 10 në protestë,” tha lideri demokrat.

Ndërkohë, në orën 9.00, Berisha do të mbledhë Grupin Parlamentar të PD dhe fjala e tij do të transmetohet direkt në rrjetet sociale dhe media.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME