
Plazhi i Darëzezës, i ndodhur rreth 20 kilometra nga qyteti i Fierit, po kthehet në një nga destinacionet më të kërkuara nga pushuesit vendas dhe të huaj. Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot pamje që tregojnë fluksin në rritje të vizitorëve në këtë plazh të virgjër e të qetë.
Darëzeza, Semani, Ndërnënasi dhe Pish Poro janë disa nga plazhet më të rëndësishme të vijës bregdetare të Fierit, një zonë ende pak e njohur për publikun e gjerë, por që ofron bukuri natyrore dhe pushime me kosto të ulët. Plazhet ranore me shtrirje të gjera janë ideale për ata që kërkojnë qetësi, por edhe aktivitete argëtuese.
https://www.facebook.com/reel/9778145452283951
Kjo zonë e Adriatikut ofron hapësira të mëdha me rërë të imët, të njohur për vetitë kurative, ujëra të ngrohta dhe të cekëta, ideale për pushime familjare. Gjallesat e shumta ujore shtojnë mundësitë për eksplorim dhe peshkim.
Përveç detit, bregdeti i Fierit është një vend i shkëlqyer edhe për aventurë: qitje me pjatel në pyje, sporte ekstreme dhe ecje në natyrë. Një tjetër atraksion janë gatimet tradicionale me prodhime vendase, që shijohen në restorantet buzë detit me çmime të përballueshme.
Ja dhe plazhi i Semanit