Një fermer, një bari delesh e dhish, një bletërritës etj u gëzohet pagesave me para në dorë.
Sepse me ato mbyll një pjesë të shpenzimeve dhe të kostos së punës dhe prodhimit të serës stallës dhe zgjoit.
Dhe merr pak frymë, mbahet më këmbë dhe ëndërron të zgjerohet sezonin që vjen.
Pagesa në dorë duhet të jetë sa më e thjeshtë dhe ti shkojë atij drejt e në dorë.
E përfiton pa shumë burokraci, mjaft që të vërtetohet në mënyrë të matshme se e ka pluguar, mbjellë dhe vjelë prodhimin apo mbarështuar bagëtinë dhe bletët!
Prandaj paratë u dhurohen kryesisht atyre të vegjëlve, që të mos rrafshohen dhe zhduken, që të mos na e braktisin dhe shkretojnë vendin dhe më pak bizneseve.
Përse?
Sepse ata fermeret dhe barinjtë nuk kanë mundësi tjetër financimi.
Ndërsa bizneset po, sepse mund të marrin kredi apo dhe përfitime nga aplikimi me projekte të dedikuara.
Por te ne sipas FAO s, të vegjëlit, paguhen 18 herë më pak se rajoni. Nuk po flasim për Evropën!
Kjo do të thotë zbrazje dhe braktisje e detyruar e fshatit dhe e vendit. Një padrejtësi dhe diskriminim i pashembullt
historik. ‘Prandaj politika e financimit të Bujqësisë dhe
fshatit duhet kthyer përmbys. Ndryshe mbaroi dhe mbaruam!