Pankarta në protestë: Mbylli kapitujt për BE, edhe kapitulli yt shpejt do mbyllet…

Pankarta me shkrime pikante kanë rrëmbyer vëmendjen e mediave në ditën e 41-të të protestave në kryeqytet.
Me karikatura dhe mesazhe ironizuese, protestuesit kanë zgjedhur të vijojnë revoltën e tyre në Tiranë.
“Mbylli kapitujt për BE, edhe kapitulli yt do të mbyllet shpejt!”, shkruan një poster i cili i referohet deklaratës së kryeministrit Edi Rama mbi kapitujt e integrimit në BE
Pas përfundimit të fjalimeve nga foltorja e ngritur përpara godinës së Kryeministrisë, protesta e 41-të kundër qeverisë ka vijuar me një marshim masiv në rrugët kryesore të Tiranës.
Dhjetëra mijëra qytetarë, të mbledhur në bulevard, kanë lënë sheshin përpara Kryeministrisë dhe kanë nisur marshimin, duke mbajtur në duar pankarta dhe duke artikuluar në kor thirrjet: “Rama jepe dorëheqjen” dhe “Rama ik”.
Sipas organizatorëve, protesta shënon ditën e 41-të radhazi të mobilizimit qytetar, me kërkesën kryesore për largimin e kryeministrit Edi Rama. Marshimi u zhvillua në atmosferë të tensionuar politikisht, ndërsa protestuesit vijuan itinerarin në rrugët kryesore të kryeqytetit.









