Wednesday, May 8, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËParalajmërimi/ Meta - Ramës: Do më njohësh mirë, punë javësh!

Paralajmërimi/ Meta – Ramës: Do më njohësh mirë, punë javësh!

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama se do ta njohë Ilir Metën e vërtetë përmes ligjeve që ka firmosur vetë.

Meta deklaroi në News 24 se personat në kërkim për çështjen e Inceneratorëve ndodhen në Austri nga ku tha se paguajnë edhe shkrime për të dëmtuar figurën e tij.

“Do të dalë mbi SPAK mali i fakteve. Letrave, shkresave dhe vendimeve të paligjshme të një regjimi mafioz që mbështetet në falsifikime. Kjo është një çështje e tyre. Unë kam qenë dhe jam këtu jo vetëm përballë drejtësisë së partisë por mbi të gjitha përballë popullit. Ato firmat fët e fët do e kalojnë katin më të lartë të SPAK shumë shpejt.

Edhe në Zimbabve vepron më shpejt drejtësia. Në Austri paguhen shkrime për të shpifur për Ilir Metën. Ilir Meta ka qenë këtu që prej 22 marsit të vitit 92. Tani ka një detyrë të vështirë se duhet të punojë më shumë se në këto 30 vite. Për këtë guxim të marrë që ata kanë marrë ndaj interesave publike, që i dinë punët e firmave një punë të mbaruar.

Kjo do të jetë një çështje shumë e shpejtë. Punë javësh. Do e njohin mirë Ilir Metën. Se kanë njohur mirë në të kaluarën edhe për shkak të përgjegjësisë sime. Në 200 vjet nuk do guxojnë të prekin kushtetutën. Populli është gjykatës dhe prokuror suprem në këtë vend. Askush të mos bëjë më marrëzira të tilla për 200 vitet që vijnë. I harxhuam 10 vjet me këtë aventurier që na e infliltruan të tjerët për të përçarë vendin. Duke zbatuar vetëm ligjet e tij”, tha Meta.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME