Sunday, October 13, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETParalajmërimi/ Policia rrugore: 100 mijë lekë gjobë nëse hidhni sende nga makina

Paralajmërimi/ Policia rrugore: 100 mijë lekë gjobë nëse hidhni sende nga makina

Policia Rrugore e Tiranës ka rikthyer vëmendjen tek disa shkelje të Kodit Rrugor të cilat më herët nuk ishin ndjekur me përparësi tek qytetarët që i kryenin ato.

Një prej tyre është hedhja e sendeve nga mjeti në lëvizje, që sipas Kodit Rrugor, gjoba për këtë shkelje shkon nga 25.000-100.000 lekë të vjetra.

Një rast i tillë, është konstatuar mëngjesin e kësaj të hënë në autostradën Tiranë-Durrës, në afërsi të Kasharit. Gjatë patrullimit në këtë zonë, një qytetar nga Shkodra u konstatua duke hedhur nga makina Pezho një bidon plastik.

Për këtë shkelje, drejtuesi i mjetit u ndalua dhe u gjobit me 110.000 lekë. Në fletën e gjobës, thuhet se ai lëvizte në korsinë e ndryshimit të shpejtësisë, duke u bërë pengesë dhe rrezik për përdoruesit e tjerë të rrugës.

Si masë plotësuese, iu pezullua leja e drejtimit për 6 muaj, si dhe iu zbritën 8 pikë nga patenta.

Kontrollet e rrugores së kryeqytetit janë fokusuar edhe tek drejtuesit e mjeteve që nuk përdor rripin e sigurisë dhe sistemet e fiksimit për pasagjerët deri në 12 vjeç. Kodi Rrugor parashikon gjobë nga 5.000 – 15.000 lekë të rinj dhe pezullim të lejes së drejtimit nga 6 deri 12 muaj.

Gjatë patrullimeve, ky qytetar u konstatua se fëmijën nuk e kishte vendosur në sexholino, por i mituri vihet re duke dalë në dritare.

Për këtë shkelje, ai u gjobit me 22.000 lekë, iu pezullua patenta për 10 muaj, si dhe iu zbritën 3 pikë nga patenta. Sipas policisë, shoferi u konstatua se lejen e drejtimit nuk e kishte me vete.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME