Monday, November 4, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËPartisë së Lirisë/ Meta: Do fillojmë menjëherë nga puna, s’ka bojkot zgjedhjesh

Partisë së Lirisë/ Meta: Do fillojmë menjëherë nga puna, s’ka bojkot zgjedhjesh

Ish-Presidenti Ilir Meta ka dalë në një konferencë për mediat nga selia e Partisë së Lirisë, pak orë pasi shpalli ndryshimin e emrit të forcës politike, që ai krijoi në 2005.

Meta tha se ky ndryshim historik ishte i nevojshëm në rrethanat në të cilat ndodhet aktualisht Shqipëria dhe theksoi se mund të flasë lirshëm tani që nuk e mban më veshur kostumin e Kreut të Shtetit.

“Dhe për ngritjen në lartësinë e momentin historik që kërkon vendi, kemi hapur mbrëmë me një vendim historik një rrugë të re të një force të re politike si “Partia e lirisë”. 

I falënderoj të gjithë ata që mund të mos e kenë pasur të lehtë për shkak të nostalgjisë dhe sakrificave të kaluara, por e di shumë mirë që janë të ndërgjegjshëm që kjo betejë e madhe është e nevojshme për të rivendosur në vend demokracinë, kushtetutshmërinë dhe për të fituar lirinë të gjithë shqiptarët pa përjashtim. Së dyti dua të falënderoj të gjithë intelektualët që janë bashkuar që në mbrëmjen e parë si ambasadori I nderuar Agim Nesho dhe shumë të tjerë pa eksperienca të kaluara politike, që nuk duan të qëndrojnë duarkryq.

Sepse aleati më i madh i kleptokracisë është indiferenca e intelektualëve, që shpresoj se do të reagojnë fuqishëm nëpërmjet qëndrimit të tyre të lirë dhe kritik.

Do të fillojmë menjëherë nga puna se për fat të mirë nuk e kemi më kostumin që na sillte pyetjen a i lejohet të flasë kështu një Presidenti se padyshim i lejohet Parlamentit t’i vjedh anëtarët e Gjykatës Kushtetuese presidentit dhe të shkojnë të betohen te Ura e Lanës. Tani jemi pa xhaketë, sot e deri ditën e triumfit jo të Partisë së Lirisë por gjithë popullit të lirisë.” – u shpreh Meta.

Teksa u pyet nëse partia e tij do të marrë pjesë apo jo në zgjedhjet e ardhshme vendore, Ilir Meta u shpreh se, për sa kohë të jetë në krye të kësaj force politike, asgjë nuk do të bojkotojë në këtë vend.

“Për aq kohë sa do jem lideri i saj asnjë sekondë nuk do bojkotoj asgjë në këtë vend, as seanca parlamentare, asgjë tjetër aq më tepër të shkojë mendja për të bojkotuar zgjedhjet. Qeveria do iki me protesta ose zgjedhje, ta bëjë zgjedhjen vetë. Demokracinë duhet ta zhvillojmë çdo ditë, varet nga ne. partia e lirisë do marrë pjesë në të gjitha zgjedhjet është e bindur në një triumf të madh, jo vetëm por edhe të opozitës. Partia e Lirës është liria, e majtë apo e djathë, janë gjëra të qarta, është gjithëpërfshirëse, nuk kemi të bëjmë me të majtë apo e djathtë. PS a është e majtë? Një parti që nuk jep asgjë për familjet shqiptare? PS është vërtet patriotike sot? Që dilte me Berishën pavarësisht se ziheshim gjithë ditën për të dhënë mesazhe solidariteti? Apo është parti që ka frikë të përmendë masakrën e Selenicës? Partia e Lirës është patriotike, do ndezë flakën e shpresës lirisë dhe S’do i vërë zjarrin Shqipërisë por do ti shpëtojë nga kjo bandë që ka uzurpuar PS dhe gjithë shtetin. Nuk është nacionaliste.”, u shpreh në lidhje me këtë çështje Ilir Meta.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME