Sunday, November 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREPartitë Popullore Europiane rezolutë për Shqipërinë: Dialog politik për Reformën Zgjedhore

Partitë Popullore Europiane rezolutë për Shqipërinë: Dialog politik për Reformën Zgjedhore

Partitë Popullore Europiane kanë miratuar një rezolutë për situatën në Shqipëri. Bëhet thirrje që të respektohen të drejtat e opozitës dhe të kryhet një reformë gjithëpërfshirëse elektorale. Në rezolutë përmendet edhe rasti i dënimit të Fredi Belerit.

EPP në rezolutë thekson, ndër të tjera:

Bën thirrje për zbatimin e shpejtë të të drejtave parlamentare dhe kushtetuese të opozitës, duke përfshirë funksionin e saj themelor për të mbajtur ekzekutivin përgjegjës.

Shpreh shqetësimin në lidhje me gjetjet e Raportit të Zgjedhjeve Vendore të OSBE-ODHIR 2023 dhe bën thirrje për një zbatim të shpejtë të rekomandimeve dhe reformës zgjedhore dhe për një dialog politik konstruktiv dhe gjithëpërfshirës nga të gjitha palët për të adresuar këtë çështje përpara zgjedhjeve të ardhshme të përgjithshme.

Thekson se neglizhimi i shtetit të së drejtës, të drejtave themelore dhe lirisë së medias, si dhe korrupsioni i përhapur dhe mungesa e ndarjes së pushteteve, po minojnë rrugën e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Dënon ashpër veprimet e qeverisë shqiptare kundër një kryebashkiak të zgjedhur nga minoriteti etnik dhe ndërhyrjen e saj të drejtpërdrejtë në proceset zgjedhore, të cilat bien ndesh me vlerat europiane.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME