Pas fotos me Ramën, Nusretin e dëbuan nga festa e Champions League (video)

Shefi i famshëm i kuzhinës, i njohur si Salt Bae ka marrë vëmendjen e mediave ndërkombëtare edhe një herë pas një eventi të madh sportiv. Ai duket se është dëbuar nga festa që pasoi finalen e Champions League në Mynih mes Interit dhe PSG. Kasapi dhe pronari i restorantit turk, emri i vërtetë i të cilit është Nusret Gokce është i njohur në të gjithë botën pasi u bë viral për stilin e tij unik të kriposjes së biftekut.
Gokce u bë një emër i tillë saqë ikonat e futbollit si David Beckham dhe Kylian Mbappe kanë vizituar restorantet e tij. Pavarësisht statusit të tij dhe të famshmëve që mblidhen për të kripur biftekun nga 41-vjeçari, ai ka tërhequr mjaft polemika.
Në një video të publikuar në mediat sociale, Gokce dhe një mik i tij u panë duke u shoqëruar me forcë nga një roje pasi thuhet se u përpoqën të hynin në festën e Ligës së Kampionëve të shtunën në mbrëmje. Vetë Gokce e ka mohuar lajmin se është dëbuar nga restoranti.
“Pas ndeshjes finale të Ligës së Kampionëve, ne mbërritëm në hotel me autobusin e UEFA-s. Arsyeja pse ishim atje në atë moment ishin mijëra tifozë që donin të na shihnin. Si gjithmonë, isha në atë zonë për t’u kthyer dashurinë atyre dhe për të bërë një foto. Teksa po prisja makinën time për të shkuar në hotel për shkak të intensitetit, z.Roje më shtyu nga dera. Nuk kishte asnjë organizim, si ftesë apo festë në asnjë mënyrë, kështu që të gjitha lajmet se nuk u pranova në festë janë të pabaza. Mos u shqetësoni për gjëra kaq të vogla, pjesa tjetër është inteligjencë artificiale” – tha ai.
Herën e fundit që Salt Bae ishte në qendër të vëmendjes ishte në finalen e Kupës së Botës 2022 në Katar. Atje, ai nxiti zemërimin e shumë tifozëve kur doli në fushë pas ndeshjes për t’u bashkuar me Argjentinën në festimet e tyre pasi ata mposhtën Francën.

Pa qenë pjesë e delegacionit ose pa pasur ndonjë rol zyrtar, ai e mbajti në dorë trofeun ikonik dhe pozoi në mënyrë të çuditshme me disa lojtarë, përfshirë Lionel Messin.

Marrëdhënia e Gokçes me futbollin daton që nga Liga e Kampionëve e vitit 2018, ku ai pozoi edhe me Sergio Ramos pas fitores së Real Madridit ndaj Liverpoolit. Ai gjithashtu mori pjesë në finalen e vitit 2023 midis Manchester Cityt dhe Interit.