Sunday, November 3, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREPD E BASHËS NË PROTESTË, OPOZITA TJETËR “NË DREJTIM TË PADITUR”

PD E BASHËS NË PROTESTË, OPOZITA TJETËR “NË DREJTIM TË PADITUR”

Nga ALB365 – Prej disa muajsh qytetarët fierakë  e kanë shpallur “në kërkim” pjesën e opozitës që përfaqsohet nga Sali Berisha dhe atë të PL. Kjo për shkak se që pas zgjedhjeve të fundit për kryebashkiakë e deri mës sot nuk kanë organizuar asnjë protestë, nuk kanë udhëhequr asnjë protestë, në faqet zyrtare të tyre në rrjete sociale nuk kanë publikuar ose shumë të vakta publikimet e aktivitetit të tyre politik, sikundër  asnjë deklaratë politike për problemet e shumta që kanë qytetarët e ndryshëm të këtij qarku për median.

Mbledhjet e Këshillit Bashkiak në Fier mbahen sipas një kalendari politik por që asnjëherë nuk kanë njoftuar  opozitarët se kur zhvillohen këto mbledhje, si zhvillohen ato, a ka probleme, a ka përplasje, pse jo të marrin pjesë edhe qytetarë të ndryshëm. Disa herë polici tek porta kryesore e bashkisë nuk ka lejuar jo qytetarë por as edhe median. Nga ana e saj PD e Berishës akoma në “gjum”  apo në koma nuk dihet edhe kur u bën ndonjë telefonatë nuk të përgjigjen ose thonë , ja do mblidhemi, e kemi bër plan.

Pjesa e opozitës së PL simotër e PD së Berishës në të njëjtën udhë.  E ndërkohë që kolegët e tyre në bashkitë e ndryshme si në Tiranë, Korçë, Berat , k’tu në Fier faqja zyrtare e PL dobët, vetëm disa postime të vakta apo ndonjë postim i kryetarit të kësaj partie apo përfqsuesit të saj në këshillin bashkiak në faqet e tyre private në rrjet social facebook, asnjë deklaratë publike për median.

Kur ju nuk i jepni zë problemeve të komunitetit, nga do ta marrin vesh ata që ju të zgjedhurit e tyre i mbështesni ata?! Çfarë prisni ju që një herë në katër vjet  të dëgjojnë e stërdëgjojnë premtimet tuaja boshe për t’u lypur votën?!. Askush nuk të voton për bukurinë fizike, por për bukurinë mendore, morfologjike, sesa i zoti je të përplasesh për mendimin ndryshe, për të drejtat  e komunitetit dhe jo për të mos u ndier për një vend pune, apo një tender  e shesh ndërtimi. Në do të bësh opozitë të sinqetë, të vërtetë e të fort mos u shit e mos u bli për interes personal, por “digju” për interesat e problemet social ekonomike të shumicës, takohu me ta, diskuto e zgjidh problemet e tyre, merr mendimet  tyre, bëj publike aty në parlamentin e qytetit tënd, aty ku duhet e jo tavolinave të lokaleve nën avujt e alkoolit.

Ku ishte opozita e Bashës, Berishës e Metës kur u zhvillua takimi i organizuar nga Aulon Kalaja në Fier për ti thënë stop shpopullimit, pse u braktis? Kush e sabotoi edhe pse Kalaja kish folur me drejtues në qëndër e në bazë për ti dhënë suport në pjesmarrje? “Të shiturit na shitën” tha dikur prej tyre.

Me të drejtë zëra të shumtë qytetarësh pohojnë se opozita  është bler në Fier , janë blerë me vende pune tek ata apo të afërmit e tyre, familjarë të tyre, me mospagim taksash sa e si duhet, (ndere të vogla) apo duke u dhënë ndonjë tender (si krruajtës dhëmbësh) apo duke premtuar diçka tjetër.

“Opozitë” po bëjnë pjesa demokrate e Lulzim Bashës. Ata janë “gacmues” të pushtetit të Kryeministrit Edi Rama në Fier. Për shëmbull, anëtarët e këshillit bashkiak që përfaqësojnë Bashën janë më gacmues, përplasin mendimet me socialistët në mbledhje, debatojnë, por dhe i bëjnë publike nëpërmjet rrjeteve sociale gjë që nuk ndodh me partitë e tjera opozitare.

Nesër thonë që Lulzim Basha do zhvillojë një takim në Patos dhe mbështetës të tij u zgjuan të shtunën e organizuan protestë në Patos Fshat. Mirë apo keq  ata po kryejnë lëvizje gjë që nga opozita tjetër asgjë. Inekzistente pjesa e demokratëve të Sali Berishës në Fier, inekzistetnte edhe PL.

Pse e them këtë?

Sepse si nga pjesa e mbështetësve të Sali Berishës i bien shkurt , do organizohemi, për këtë po punojmë, por organizim spo shikojmë. Edhe në PL pjesa aktive e saj që bën fushatë që kanë qënë pikat referuese për grumbullim votash si në ish komunën Qëndër, Cakran, Frakull, na kanë thënë se ua kemi lënë në dorë të preferuarëve të qëndrës gjë që edhe kta spo qullosin gjë. Pjesa tjetër e tyre  në vëzhgim , shofin si do rrukullisen ujrat, nga cili drejtim do marrin. Ose nuk dinë ose nuk duan dhe  më duket se nuk duan, gjë që lë të kuptosh tjetër gjë, ato që u thanë më sipër.

E derisa kjo pjesë e opozitës muk po shfrytëzon rastin apo momentin për të përmbysur çdo gjë në favor të tyre, Kyeministri Edi Rama do mbretërojë me pushtetin e tij mbi njerëz që nuk duan jo se nuk dinë apo që jan të blerë për hiç gjë.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME