Friday, December 6, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETPD nxjerr VIDEON: PS u jep makina 15-vjeçarëve në Kavajë

PD nxjerr VIDEON: PS u jep makina 15-vjeçarëve në Kavajë

PD e Kavajës ka publikuar një video në rrjetet sociale duke akuzuar stafin e kandidatit socialist për kjëtë bashki, Redian Krali se u jep makina fëmijëve të mitur.

“15 vjeçarët me makinat e Partisë Socialiste! Ky është njeri prej rasteve më flagrante, por jo i vetmi që po ndodh prej ditësh në qytetin e Kavajës. Fëmijët nën 18 vjeç, shtabi elektoral i Redjan Kralit i ka pajisur me makina te veshura me logot e tij të cilët lëvizin të pashqetësuar pasi Policia e shtetit, e vënë në shërbim të plotë të partisë-shtet.

Por jo vetëm kaq, me dhjetëra makina me xhama të zinj dhe targa të huaja qarkullojnë në qytetin e Kavajës prej ditësh tashmë dhe Policia nuk ndalon askënd prej tyre, pasi urdhri i patronazhistëve me uniformë është i prerë: “Të mos ndalohet asnjë makinë e PS!”

Kërkojmë menjëherë reagimin e autoriteteve për të gjithë situatën e krijuar në Kavaje me urdhër të kryebashkiakut në ikje Redjan Krali dhe Policia e shtetit të zbatojë detyrat e saj ligjore e jo politike. Kriminelët me xhama të zinj nuk do ndryshojnë kurrë vullnetin e Kavajës për të çmontuar bandën në pushtet dhe policinë e krimit të vënë në shërbim të partisë. Do t’ju demaskojmë emër për emër dhe fytyrë për fytyrë. 14 maji, është fundi juaj!” – thuhet në njoftim.

Demokrati: Sa vjeç je ti bossi?
I mituri: 15
Demokrati: Kush ta ka dhnëë makinën ty?
I mituri: Xhiro
Demokrati: Xhiro? Të lejohet ty ti japësh makinën?
I mituri: Jo.
Demokrati: Jo? Kush ta tha makinën?
I mituri: Enver Halili
Demokrati: Po pse e merr makinën?
I mituri: Për qejf.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME