Në ditën kur planeti humbi mbretin e futbollit Pele, ka një histori italiane, që zbuloi fillimet e “O Rey”. Në fakt, Pelé u bë Pelé falë një tekniku italian: Giuseppe Ottina. I lindur në vitin 1912, Ottina përfundoi rob i britanikëve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Prej tyre italiani mësoi ta donte lojën e futbollit.
Një pasion që pas konfliktit e përdori mirë, duke emigruar në Brazil. Ottina u vlerësua për njohuritë teknike “inovatore” në krye të disa skuadrave të vogla. Karakteristika që në 54′ e shtynë të bënte kapërcimin në kualitet në krye të Santos. E pikërisht këtu, me synimin për të rritur lojtarët e rinj, Ottina zbuloi fillimisht 17-vjeçarin Josè Macia “Pepe”. E më pas një djalosh fare të vogël. Quhej Pelé. Në moshën 14-vjeçare, ai që do të bëhej më i madhi i historisë, ishte një djalë që kapte topat. Pelé kënaqte publikun me veprime të çmendura me topin në anë të fushës. Por kjo nuk i shpëtoi syrit vigjilent të teknikut.
I magjepsur nga talenti i djaloshit, Ottina e bindi Santos të nënshkruante me të. Por ai nuk arriti ta stërviste dot, sepse u shkarkua pothuajse menjëherë për shkak të disa rezultateve zhgënjyese. I kthyer në Itali, Ottina mbeti shumë i lidhur me “O Rey”. E pa përsëri brazilianin në vitin 1961, kur Santos shkoi në Piemonte për një turne. Me atë rast Ottina veproi si përkthyesi i tij në Torino, duke e bërë të vizitonte muzetë dhe monumentet. Në këmbim mori bileta falas nga fenomeni brazilian për të gjitha ndeshjet miqësore të Santos nëpër Itali.