Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka shqyrtuar ditën e sotme kërkesën e KQZ për gjobitjen me 30 mijë lekë të 20 kryetarëve të bashkive të cilët kanë përdorur rrjetet sociale, konkretisht faqet zyrtare të bashkive përkatëse, në mbështetje të mazhorancës në fushatën për zgjedhjet e 14 majit.
KAS vendosi pranimin e kërkesë së KQZ për 15 kryebashkiakë, ndërsa sa i përket gjobës, ajo është vendosur të jetë 100 mijë lekë.
Ndërsa për 5 kryetar bashkie të tjerë, KAS vendosi rrëzimin e kërkesës.
Emrat e kryebashkiakëve të gjobitur:
Andi Salla, Kryetar i Bashkisë Cërrik
Arif Tafani, Kryetar i Bashkisë Belsh
Redjan Krali, Kryetar i Bashkisë Kavajë
Armando Subashi, Kryetar i Bashkisë Fier
Gledian Llatja, Kryetar i Bashkisë Elbasan
Safet Gjici, Kryetar i Bashkisë Kukës
Klement Ndoni, Kryetar i Bashkisë Këlcyrë
Erion Isai, Kryetar i Bashkisë Kolonjë
Pjerin Ndreu, Kryetar i Bashkisë Lezhë
Qerim Ismailaj, Kryetar i Bashkisë Mallakastër
Eriselnda Sesfa, Kryetare e Bashkisë Lushnjë
Majlinda Bufi, Kryetare e Bashkisë Roskovec
Nuri Belba, Kryetar i Bashkisë Përrenjas
Pali Kolevski, Kryetar i Bashkisë Pustec
Elton Arbana, Kryetar i Bashkisë Shijak.