AKTUALITET

Përhapi lajmin e rremë për infektim me HIV, policia procedon të riun nga Gjirokastra

Një 33-vjeçar është proceduar penalisht në Gjirokastër, pasi dyshohet se ka përhapur informacione të rreme në rrjetet sociale, duke shkaktuar panik te qytetarët.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, shtetasi Emin Kokalari., banues në Gjirokastër, ka publikuar pretendime të pavërteta se kryetari i bashkisë dhe disa punonjës të institucionit janë të infektuar me HIV/AIDS.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal ndaj tij për veprën penale “Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik”.

Fb img

Në cilësinë e provës materiale, autoritetet sekuestruan celularin e 33-vjeçarit, ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

Policia apelon për përdorim të përgjegjshëm të rrjeteve sociale dhe shmangien e shpërndarjes së informacioneve të pavërteta që mund të cenojnë rendin publik dhe sigurinë e qytetarëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button