Lushnje – Një mjet bujqësor tip zetor është përmbysur paraditen e sotme në Dushk të Lushnjes dhe ka zënë posht një shtetas ku si pasojë ka ndërruar jetë, kanë pohuar banorë të zonës por edhe burime zyrtare të policisë lushnjare.
Policia
Në datë 27.04.2023, në fshatin Dushk Sektor, Lushnjë, shtetasi A. B., 55 vjeç, duke punuar tokën me mjet zetor, mjeti është pëmbysur dhe e ka zënë poshtë shtetasin A. B., i cili për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.