Përmbytje historike në Grecalli e Mujalli, banorët: Kjo s’është parë që nga vitet ’64–’72

Fier – Qindra hektarë tokë bujqësore janë përmbytur në zonat e Grecallit dhe Mujallit, pas daljes nga shtrati të lumit Srman.
Banorët e zonës thonë se kjo është një nga përmbytjet më të rënda të dekadave të fundit dhe se një situatë e ngjashme ka ndodhur vetëm në vitet 1964 dhe 1972.
Sipas tyre, uji ka mbuluar brenda pak orësh tokat e mbjella me ullinj, vreshta, grurë, elb dhe tërshërë, duke shkaktuar dëme të mëdha ekonomike. Një banesë është e rrethuar nga uji i lumit, por që fatmirësisht nuk ka hyr në banesë pasi ajo ndodhet mbi disa kolona. Banorët e saj janë larguar nga banesa më parë se të vërshonte uji i lumit.

Fermerët shprehen të shqetësuar pasi shumë prej tyre e kanë të vetmin burim jetese bujqësinë dhe përmbytja ka shkatërruar të gjithë mundin e një viti. Ata kërkojnë ndërhyrje urgjente për pastrimin dhe sistemimin e shtratit të lumit, si dhe dëmshpërblim për dëmet e shkaktuara.
Ndërkohë, drejtues vendorë kanë qenë në terren për të parë nga afër situatën dhe për të vlerësuar dëmet e përmbytjes.









