AKTUALITETEKONOMITOP-NEWS

Përmbytjet/ Fermerët e Fierit u lanë pa dëmshpërblim, Balluku dhe Kurti na mashtruan.

Fermerët e Kafarajt, (Fier) të njohur për kultivimin masiv të lakrës së Brukselit për eksport, po përballen me humbje të rënda ekonomike pas daljes nga shtrati të lumit Vjosa. 

Përmbytjet e përsëritura kanë shkatërruar dhjetëra dynymë të mbjella, duke i bërë prodhimet të papërdorshme për tregun e jashtëm.

Edhe pse kanë kaluar mbi dy muaj nga vizita në terren e zv/kryeministres Belinda Balluku dhe deputetëve të zonës (Ramion Kurti), të cilët premtuan se brenda 10 ditësh do të niste procesi i verifikimit dhe dëmshpërblimit, fermerët thonë se asnjë komision nuk ka mbërritur për të konstatuar dëmet, sikundër nuk na është afruar asnjë pagesë. Tashmë po hedhim posht lakrën e Brukselit, po punojmë tokat për ta mbjellë me bostan.

Edmond Hamataj dhe Erjon Hamataj kanë përkatësishtë nga katër dhe pesë dynym sipërfaqe sera të mbjella me lakër Brukseli, e gjitha është për të hedhur posht, thonë ata, dëmi shkon në shifrat 35 dhe 40 milion lekë.

Sipas tyre, kjo është hera e pestë që tokat përmbyten nga Vjosa, por asnjëherë më parë nuk kanë përfituar dëmshpërblim. “E kemi të gjithë sipërfaqen të mbjellë me lakër Brukseli për eksport. Uji e ka përmbytur plotësisht dhe tani prodhimi është i pakalueshëm për treg,” shprehen fermerët, duke theksuar se humbjet janë të konsiderueshme dhe rrezikojnë sezonin e ardhshëm.

Ata kërkojnë ndërhyrje urgjente nga qeveria, jo vetëm për dëmshpërblimin e menjëhershëm, por edhe për marrjen e masave parandaluese që situata të mos përsëritet çdo vit. 

Deri tani, sipas tyre, premtimet kanë mbetur vetëm deklarata, ndërsa dëmet në terren vazhdojnë të rëndojnë mbi buxhetet familjare të dhjetëra fermerëve të zonës./ ALB365

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button