Një person është arrestuar pasi dyshohet se ka përndjekur Taylor Swift.l përpara ndalesës së saj të parë në Gjermani “Eras Tour” .
34-vjeçari, emri i të cilit nuk u bë i ditur nga autoritetet, do të mbahet në paraburgim në Gelsenkirchen deri të shtunën.
Policia zbuloi se përndjekësi bëri kërcënime ndaj Swift dhe të dashurit të saj, yllit të NFL Travis Kelce, në mediat sociale.
Autoritet shtuan se 60,000 personat që ndoqën koncertin e mbrëmjes së 17 korrikut nuk ishin në asnjë moment në rrezik dhe as Taylor.
Fatkeqësisht, ky nuk është incidenti i parë i supozuar i përndjekjes për artisten. Në janar 2024, një përndjekës u gjet jashtë banesës së saj në Nju Jork, dy ditë pasi u arrestua duke u përpjekur të hynte në rezidencë.