Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin G. T., 43 vjeç, banues në Dimal, pasi ditën e djeshme, në Divjakë, duke drejtuar automjetin është përplasur me një automjet tjetër, me drejtues shtetasin G. S., 39 vjeç, banues në Tiranë. Për pasojë, janë dëmtuar lehtë shtetasi G. T dhe pasagjerja, shtetasja A. T.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.