Sunday, April 21, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeUncategorizedPo afrohet lia e majmunit, rasti i parë në Malin e Zi.

Po afrohet lia e majmunit, rasti i parë në Malin e Zi.

Rasti i parë i lisë së majmunëve është regjistruar në Mal të Zi, njofton Instituti për Shëndet Publik (IJZ), i cili thekson se pacienti është shtetas malazez dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.

Mali i Zi i është bashkuar listës së 79 vendeve ku është regjistruar kjo sëmundje, raporton Vijesi25.

Janë marrë të gjitha masat e nevojshme për pacientin dhe kontaktet e tij, me qëllim parandalimin dhe frenimin e përhapjes së sëmundjes infektive.

“Janë njoftuar të gjitha institucionet kompetente në përputhje me protokollet kombëtare dhe ndërkombëtare”, thuhet në njoftim.

Lija e majmunëve zakonisht fillon me ethe, dhimbje muskujsh, lodhje dhe dhimbje koke, dhimbje të fytit dhe kollë. Gjithashtu, mund të ketë rritje të nyjeve limfatike (limfadenopati)./express/

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME