Një pushues 74 vjeçar ka pësuar një goditje në zemër gjatë pushimeve në Pogradec.
Pas kontrollit në spitalin e Pogradecit transportohet me helikopter drejt Tiranës në gjendje të rënduar.
Bëhet fjalë për një 74 vjeçar me iniciale P. Ç i cili ka shkuar vetë në spitalin e Pogradecit, por mjekët duke parë gjendjen e rënduar i kanë rekomanduar transferimin në Tiranë ku do të marrë mjekim të specializuar.