Uncategorized

Burri mbuloi trupin me tatuazhe, shpenzoi mbi 100 mijë dollarë

Kanadezi Remy për herë të parë bëri tatuazh në vitin 2009, kurse tani i tërë trupi i tij është i mbuluar me to.

Madje nuk e fsheh që për këtë “pasion” ka ndarë shuma të majme të parave – saktësisht rreth 120 mijë dollarë, transmeton Telegrafi.

Fillimisht vendosi ta bëjë tatuazh emrin e të birit, e pjesa tjetër sipas tij është histori. Përveç tatuazheve, i pëlqejnë edhe vathët.

Pjesë e trupit të tij që kanë mbetur të “paprekura” janë fytyra, shputat dhe shuplakat. Në pyetjen e revistës Daily Star, se cili tatuazh i ka shkaktuar më së shumti dhimbje, ai u përgjigj shkurt: “Pjesa e brendshme e kofshës, mezi e kam duruar dhimbjen”.

Edhe pse çdo ditë merr një numër të madh të komenteve negative për shkak të pamjes, atij nuk është se i bëjnë shumë përshtypje.

Përkundrazi, tha se familja dhe miqtë asnjëherë nuk e kanë kritikuar për këtë veprim.

“Komente negative kam marrë nëpër rrjete sociale. Injoroj njerëzit negativ sepse e di se ajo çfarë i pengon nuk jam unë. Kanë problemet e veta. Njerëzit që më takojnë janë kurioz”, shtoi ai.

https://www.instagram.com/p/CWJFagnvoWl/?utm_source=ig_web_copy_link

Remy këshilloi të tjerët që planifikojnë të bëjnë shumë tatuazhe që mos nguten. Sipas tij çdo “udhëtim” zgjat shumë, por bëhet më interesant.

Në kanalin e tij në YouTube, ka folur në mënyrë më të detajuar për këtë proces. Në Instagram është tallur sesi veshët e tij ia rikujtojnë djathin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button