Tuesday, March 19, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETPiktorit  i ngatërruan çajin e malit me drogë, Rama: Kush shoqëroi Agimin...

Piktorit  i ngatërruan çajin e malit me drogë, Rama: Kush shoqëroi Agimin të mbajë përgjegjësi

Piktori shqiptar Agim Agaj është shoqëruar pak ditë më parë nga policia britanike, pasi efektivët ngatërruan çajin e malit me drogë duke dyshuar se 53-vjeçari merrej me kultivimin dhe transportin e kanabisit.

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar dhe kryeministri Edi Rama, i cili përmes një postimi në Twitter është shprehur se ata që kanë shoqëruar Agim Agajn duhet të mbajnë përgjegjësi

Rama i ka bërë tag edhe kryeministrit britanik, Rishi Sunak, ndërsa ngre pyetjen se si do reagonte ai nëse një shtetas britanik do të përballej me një situatë të tillë në vendin tonë.

“Ju bëj thirrje ta lexoni të plotë dhe i falënderoj shumë autorët e asaj historie të trishtë, jo vetëm në emër të Agimit dhe shqiptarëve, por edhe për ndriçimin e vështirësive me të cilat përballen njerëzit e guximshëm që kanë emigruar në ky vend i madh. Shqipëria është plotësisht e përkushtuar për të ofruar gjithçka që është e nevojshme për një luftë të suksesshme kundër rrjeteve kriminale. Megjithatë, nëse Britania nuk mund të tregojë respekt për komunitetin shqiptar me veprime në vend të fjalëve, si mund të presim bashkëpunim të suksesshëm midis qeverive tona?

Të gjithë e dimë përgjigjen, por ajo që nuk jam i sigurt është se si miku im Rishi Sunak do të përballej nëse një shtetas britanik do të arrestohej në Shqipëri për bartjen e çajit anglez dhe do të akuzohej si tregtar droge! Kjo situatë është dëshpëruese dhe persekutorët e Agimit duhet të mbajnë përgjegjësi!

Andi Hoxhaj është një anëtar brilant i komunitetit shqiptar, që jep drejtësi në Britani, ndërsa Agimi është një piktor shqiptar punëtor që lyen shtëpi për britanikët. Çfarë po shkakton një padrejtësi kaq të rëndë në Britani që këta individë të virtytshëm të vuajnë kështu?”, shkroi Rama në Twitter.

Agimi ka deklaruar për mediat britanike gjithë dinamikën e ngjarjes.

“Ishin dy policë. Një hapi derën e fugonit dhe pa se kisha një enë plastike dhe i tha policit tjetër se unë kam kanabis. I thashë që nuk është drogë, por çaj mali. Nuk më dëgjuan dhe më arrestuan. Çaji nuk duket aspak si kanabis dhe nuk e ka erën si të saj. Edhe një fëmijë mund të bëjë dallimin mes çajit dhe kanabisit“, ka treguar ai./Gazeta Express

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME