Pinterest ka shtuar së fundmi një opsion të ri për përdoruesit.
Kompania njoftoi se do i lejojë ata të shtojnë muzikë në postimet e tyre video, të quajtura Idea Pins. Etiketat diskografike që marrin pjesë janë Warner Music Group, Warner Chappell Music, Merlin dhe BMG, sipas një postimi në blogun e Pinterest. Katalogu i disponueshëm përfshin këngë nga artistë si Ed Sheeran, Paramore dhe Twenty One Pilots.
“Muzika luan një rol jetik në fuqizimin e krijuesve që frymëzojnë çdo ditë në Pinterest,” tha Malik Ducard, Shefi i Përmbajtjes, në një deklaratë. “Ne jemi të emocionuar të bashkëpunojmë me kompanitë për të sjellë këngët më të fundit në platformën tonë.”
Pinterest, i njohur kryesisht si një platformë për të organizuar imazhe, prezantoi Idea Pins në vitin 2021. Idea Pins janë të ngjashme me videot në TikTok dhe reelsnë Instagram, duke i lejuar krijuesit të ngarkojnë klipe të shkurtra që shikuesit mund t’i shfletojnë. Përdoruesit mund të pëlqenin dhe të komentonin në Idea Pins. Korrikun e kaluar, platforma shtoi edhe etiketimin e produkteve, duke i lejuar ata të fitojnë para përmes shitjeve.