Saturday, April 20, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeMAGAZINËTEKNOLOGJIPinterest, ja funksioni i ri, i ngjashëm me TikTok

Pinterest, ja funksioni i ri, i ngjashëm me TikTok

Pinterest ka shtuar së fundmi një opsion të ri për përdoruesit.

Kompania njoftoi se do i lejojë ata të shtojnë muzikë në postimet e tyre video, të quajtura Idea Pins. Etiketat diskografike që marrin pjesë janë Warner Music Group, Warner Chappell Music, Merlin dhe BMG, sipas një postimi në blogun e Pinterest. Katalogu i disponueshëm përfshin këngë nga artistë si Ed Sheeran, Paramore dhe Twenty One Pilots.

“Muzika luan një rol jetik në fuqizimin e  krijuesve që frymëzojnë çdo ditë në Pinterest,” tha Malik Ducard, Shefi i Përmbajtjes, në një deklaratë. “Ne jemi të emocionuar të bashkëpunojmë me kompanitë për të sjellë këngët më të fundit në platformën tonë.”

Pinterest, i njohur kryesisht si një platformë për të organizuar imazhe, prezantoi Idea Pins në vitin 2021. Idea Pins janë të ngjashme me videot në TikTok dhe reelsnë Instagram, duke i lejuar krijuesit të ngarkojnë klipe të shkurtra që shikuesit mund t’i shfletojnë. Përdoruesit mund të pëlqenin dhe të komentonin në Idea Pins. Korrikun e kaluar, platforma shtoi edhe etiketimin e  produkteve, duke i lejuar ata të fitojnë para përmes shitjeve.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME