Qendra e Tiranës ka parë disa orë terrori për shkak të huliganëve holandezë dhe italianë, të cilët kanë ardhur në Shqipëri për finalen e Conference League mes Romës dhe Feyenoord.
Huliganët janë përplasur fillimisht me njeri – tjetrin dhe më pas me policinë e Tiranës.
Të njëjtat burime thanë se janë shoqërar dhe ndaluar dhjetëra tifozë të Romës dhe Feynoord.
Nga burime mediatike mësohet se deri tani janë 6 policë të lënduar dhe 13 huliganë të plagosur në spital.