Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETPlagosja në Kombinat/  60-vjeçari u plagos nga një polic i dehur i...

Plagosja në Kombinat/  60-vjeçari u plagos nga një polic i dehur i FNSH-së

Murteza Lika, 60-vjeçari që u plagos mbrëmjen e sotme në Kombinat është qëlluar me armë zjarri nga një efektiv i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë.

Mësohet se efektivi i policisë me iniciale L. Gj. është shoqëruar nga kolegët e tij, ndërsa në momentin e ngjarjes ka qenë në gjendje të dehur.

Dyshohet se 60-vjeçari ka qenë i ulur në një kafene në anë të rrugës dhe më pas është parë nga banorët e zonës duke ecur zvarrë për shkak të plagës që ka marrë në këmbë.

Mbrëmjen e sotme një tjetër ngjarje e rëndë me protagonistë dy efektivë policie ndodhi në ambientet e Komisariatit nr. 3 në Tiranë.

Polici Ludian Zaimi qëlloi me armë zjarri kolegun e tij Çaush Saliasi me armën e shërbimit ndërkohë që ky i fundit ndërroi jetë në spital për shkak të plagëve të marra.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME