Mbledhja e kryesisë së Partisë Socialiste në Mirditë, në lidhje me zgjedhjet vendore të 14-majit është shoqëruar me debate të forta, e deri ne përplasje fizike.
Sipas asaj që raporton Panorama TV dhe që citon burime të saj, ka qenë një pjesë e kryetarëve të degëve të kësaj force politike në Njësitë Administrative kanë kundërshtuar kandidaturën e Ndrec Dedës, për një mandat të tretë. Ata e kanë konsideruar si një figurë të konsumuar dhe pa mbështetje elektorale, kjo sipas tyre e vërtetuar edhe përmes sondazheve.
Këto pretendime janë kundërshtuar nga pjesa tjetër e socialisteve që e mbështesin kryetarin aktual te Bashkisë, Ndrec Dedaj. Madje sipas të njëjtave burime, njëri prej tyre ka goditur me grusht një prej përfaqësuesve socialistë që ishte kundër kandidaturës se Dedës.
Në këto kushte takimi është ndërprerë dhe është dashur ndërhyrja e policisë. Ndërkohë Partia Socialiste në qendër ende nuk e ka konfirmuar emrin e kandidatit të Partisë Socialiste për Bashkinë Mirditë në zgjedhjet të 14-majit.