Saturday, November 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETPo ktheheshin nga palestra, policët u qëlluan pas një parakalimi (vidio)

Po ktheheshin nga palestra, policët u qëlluan pas një parakalimi (vidio)

Vlorë – Mediat kanë zbuluar detaje të reja nga ngjarja në Vlorë ku persona të paidentifikuar qëlluan me armë ndaj makinës së 2 efektivëve të policisë.

Sipas të njëjtave burime ngjarja ka ndodhur kur policët Anxhelo Breshani dhe Nako Mehmetaj po ktheheshin nga palestra.

Ata lëviznin me një makinë private Audi dhe në një moment kanë kryer një parakalim ndaj një Volkswagen.

Shoferi këtij të fundit nuk e ka pritur mirë dhe ka hapur zjarr 5 herë me pistoletë. Burimet thanë se mes tyre ka pasur paraprakisht edhe shkëmbim fyerjesh.

Më pas autori është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Efektivët e policisë thanë para hetuesve se nuk kanë konflikte.

Kanë dalë detaje të reja nga atentati me armë ndaj 2 policëve në Vlorë mbrëmjen e kësaj të premteje.

2 efektivët, njëri i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Vlorë, Anxhelo Breshani dhe tjetri Nako Mehmetaj, me detyrë punonjës i Policisë Kufitare Sarandë janë qëlluar nga një automjet në lëvizje tip “Volkswagen”.

Punonjësit e policisë kanë qenë jashtë orarit të punës dhe po lëviznin me makinën e tyre private tip “Audi” në lagjen “Partizani”.

Në drejtim të makinës së tyre është qëlluar me 5 plumba nga një makinë në lëvizje. Për fat efektivët e policisë nuk kanë marrë lëndime.

Nuk dihen ende rrethanat e kësaj ngjarjeje dhe as identiteti i autorëve.

Forca të shumta të policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME