Monday, November 25, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETPolicia arreston 2 shtetas, 4 i heton në gjendje të lirë

Policia arreston 2 shtetas, 4 i heton në gjendje të lirë

Fier – Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 4 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Fier referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin P. G., 62 vjeç, banues në Patos, pasi kallëzon shtetasi H. L. se 62-vjeçari e ka mashtruar për blerjen e një garazhi me vlerë 4000 euro dhe nuk ia ka dhënë objektin.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin R. E., 19 vjeç, banues në Lushnjë, pasi gjatë kontrollit në çantën e tij të supit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një shkop gome si ato të Policisë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier ndaluan shtetasin V. Sh., 72 vjeç, banues në Fier, pasi ditën e djeshme, kanë bërë kallëzim në Komisariatin e Fierit, prindërit e dy shtetaseve të mitura se 72-vjeçari ka kryer vepra të turpshme dhe ka ngacmuar seksualisht vajzat e tyre.

Po nga këto struktura u referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit:

-L. Ll., 44 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka dëmtuar gomat e automjetit të shtetasit R. B;

-V. Sh., banues në Ngjeqar, Roskovec, pasi gjatë kontrollit të banesës iu gjet dhe iu sekuestrua një armë gjahu që e mbante pa leje;

-K. H., 28 vjeç, banues në Strum, Roskovec, pasi ka goditur me grushte, për motive të dobëta, shtetasin J. H., 66 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME