Policia Rrugore arrestoi shtetasin A. P., 50 vjeç, banues në Lushnjë, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Komisariati i Policisë Fier arrestoi në flagrancë shtetasin S. H., banues në Fier, pasi dyshohet se ka djegur banesën shtetasit R. H., pas konflikteve për motive pronësie.
Sektori për Hetimin e Narkotikëve referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. M., 27 vjeç, banues në Fier, pasi nga kontrolli i ushtruar nga shërbimet e Policisë, në automjetin që ai drejtonte, u gjet dhe sekuestrua një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.
Stacioni i Policisë Roskovec referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin R. B., 33 vjeç, banues në fshatin Vidhisht, pasi dyshohet se nëpërmjet mashtrimit, i ka marrë automjetin, vëllait të tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.