AKTUALITET

Policia e Fierit në 24 orët e fundit

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit A. M., 39 vjeç, banues në Tiranë dhe N. M., 50 vjeç, banues në fshatin Çermë e Sipërme, pasi u kapën duke drejtuar përkatësisht automjetin dhe motomjetin, në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. N., 18 vjeç, banues në Lushnjë, pasi posedonte doza Cannabisi.

Specialistët për Hetimin e Krimit Kibernetik shpallën në kërkim shtetasen S. C., 19 vjeçe, banuese në Durrës, pasi dyshohet se ka postuar në rrjete sociale, fotografi të një të shtetasi dhe familjarëve të tij, pa pëlqimin e tyre. Punohet për kapjen e 19-vjeçares.

Më datë 29.10.2025, kallëzoi shtetasi L. F., se në stanin e tij, në fshatin Dushk, i kishin vjedhur disa bagëti të imëta. Punohet për kapjen e autorit/ëve të vjedhjes.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button