Friday, May 17, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETPolicia Fier në 24 orë arreston një shtetas, heton të lirë 3...

Policia Fier në 24 orë arreston një shtetas, heton të lirë 3 të tjerë

Fier – Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 3 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin M. M., 31 vjeç, banues në Fier, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij.

Po nga këto struktura u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit:

-K. S., 66 vjeç, banues në Fier dhe Xh. K., 23 vjeç, banues në Kraps, pasi gjatë konfliktit për motive pronësie kanë goditur me grushte njëri-tjetrin;

-O. T., 19 vjeç, banues në Fier, pasi me vetëgjyqësi i ka marrë një aparat celular shtetasit A. Gj., 18 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME