Monday, November 11, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETDeputetja e PL Erisa Xhixho mbështet protestën e nxënësve

Deputetja e PL Erisa Xhixho mbështet protestën e nxënësve

Deputetja e PL Erisa Xhixho është përkrah nxënësve të kolegjit “Mehmet Akif”, kundër vendimit arbitrar dhe antiligjor të qeverisë Rama.

Ndërsa shkollat dhe universitetet boshatisen përditë, kjo qeveri u mbyll dyert institucioneve arsimore duke shkelur hapur ligjin.

Mbyllja e kolegjit “Mehmet Akif” është dëshmia më e qartë se sa e vlerëson kjo qeveri arsimin.

Vendimi arbitrar i qeverisë Rama tregon rrezikun që i kanoset çdo qytetari, investitori të huaj, biznesi të ndershëm që nuk është klient i saj.

Mësuesit që hidhen në rrugë dhe nxënësit e traumatizuar në fillim të vitit shkollor janë alarmi më i fortë për situatën në të cilën ndodhet arsimi sot.

Nëse mbyllni derën e një shkolle, do të hapni derën e një burgu. Kjo është thirrja e kësaj proteste.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME