Policia Fier në 24 orët e fundit

Fier – DVP Fier në 24 orët e fundit arrestoi në flagrancë një 19 vjeçar nga Mallakastra pasi po drejtonte një automjet pa patur leje drejtimi për automjete. Një shtetase 19 vjeçe nga Lushnja duke qënë në proçes divorci me bashkëshortin ka shkuar në banesë dhe i ka dëmtuar orenditë shtëpiake ndërsa një 71 vjeçar në Frakull duke ecur me biçikletë ka rënë në kanal me ujë duke gjetur vdekjen.
Policia
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin S. Z., 19 vjeç, banues në Mallakastër, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori për vlerësim pasi ditën e djeshme, në fshatin Kafaraj, shtetasi F. T., 81 vjeç, dyshohet duke drejtuar biçikletën, ka rënë në një kanal dhe për pasojë ka humbur jetën.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen K. M., 19 vjeçe, banuese në Lushnjë, pasi dyshohet se ka dëmtuar mobilje në banesën e bashkëshortit me të cilin është në proces divorci.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.









